Kosova blen rezidencë 7.4 milionë euro për ambasadën në Londër

  • A.P /
  • 10 April 2023 - 20:10
Kosova blen rezidencë 7.4 milionë euro për ambasadën në Londër

Kosova ka blerë një rezidencë të madhe në mes të Londrës në vlerë 6.5 milionë funte (7.4 milionë euro), për ta zhvendosur ambasadën e saj në të, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Siç bën të ditur e përditshmja britanike The Telegraph, rezidenca që ka rreth 530 m2 hapësirë, deri tani i përkiste komedianit të njohur Spike Milligan.

“Pazarin” për blerjen e rezidencës e ka bërë ambasadori i Kosovës në Britani, Ilir Kapiti ndërkaq marrëveshja e shitjblerjes është ndërmjetësuar nga agjencia “Beauchamp Estates”, bën të ditur mediumi.

Nga rruga “John Street” në Holbron ku tani ndodhet ambasada e Kosovës në Londër, do të zhvendoset në rezidencën që gjendet fare pranë një prej parqeve më të mëdha të Londrës, i njohur si Hyde Park.

(Kosova Sot Online)