Vllasi e zbulon: Dy shqiptarë luftuan në anën e serbëve në Koshare

  • A.P /
  • 10 April 2023 - 22:21
Vllasi e zbulon: Dy shqiptarë luftuan në anën e serbëve në Koshare

Detaje të panjohura më parë për Betejën e Koshares, ka treguar Naser Vllasi, i njohur edhe si komandant “Kobra”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Janë bërë 24 vjet prej fillimit të Betejës së Koshares, ndërsa akterët e saj po tregojnë detaje

 Vllasi tregon se, për fat të keq, në anën e serbëve ka pasur edhe shqiptarë.

“Në anën e serbëve kanë shërbyer edhe dy shqiptarë. Kanë qenë në shërbim të rregullt, që ata i kanë quajt në thonjëza “të ndershëm”. Për atë ditë në patrollim, njëri me mbiemër Berisha dhe një me mbiemër Maxhuni, i cili është vrarë. Kjo nuk është për mu habit”, tregon Vllasi.  

Tutje ai thotë se serbët tani mundohen ta minimizojnë këtë betejë, për shkak të humbjes që pësuan.

“Serbët e zvogëlojnë numrin dhe mundohen të paraqesin vetëm ata ushtarë që nuk kanë qenë të rregullt dhe të rinjë, gjoja se nuk kanë pasur ushtari atje. Por realiteti është ndryshe. Ushtarë elitë serbë kishin marrë pjesë në atë betejë. Dhe humbën”, thotë ai. 


(Kosova Sot Online)