Sot flasin dëshmitarët e parë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

  • E.K /
  • 11 April 2023 - 07:54
Sot flasin dëshmitarët e parë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Sot fillon procesi i paraqitjes së provave nga Zyra e Prokurorisë Speciale, përkatësisht dëgjimi i dëshmitarëve në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas kalendarit në faqen e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, seanca do të fillojë në orën 09:00.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

(Kosova Sot Online)