40 minatorë u ngujuan rreth 18 orë në Trepçë, del video pas shpëtimit

  • E.K /
  • 11 April 2023 - 08:04
40 minatorë u ngujuan rreth 18 orë në Trepçë, del video pas shpëtimit

40 minatorë janë ngujuar në minierën e Trepçës rreth 18 orë, në nëntokë, por për fatin e mirë të gjithë kanë dalur shëndoshë e mirë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Po ashtu, ka dalur një video me pamje nga nëntoka, e cila është shpërndarë nga faqja ‘Fshati Bajgorë-Mitrovicë.

“Kta janë Luajt e nëntokës qe u mbyllen në Minjerën e Trepçes nga dje rreth orës 21:00 të mbremjes e gjerë me sot në orën 16:00 të ditës!
Shpërndaje këtë video, tregoj botës si fitohet kafshata e bukës nga shalijanët në Minierën e Trepçës! Kjo video është bërë nga bashkëvendasi yne Qerim Mehmeti në Minierën Trepça!”, thuhet në përshkrimin e videos.

(Kosova Sot Online)