Leposaviq: Vrasje në tentativë, një person plagoset me armë zjarri

  • E.K /
  • 11 April 2023 - 09:09
Leposaviq: Vrasje në tentativë, një person plagoset me armë zjarri

Policia ka njoftuar se në Leposaviq ka ndodhur një vrasje në tentativë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Një person është plagosur me armë zjarri nga persona të panjohur.

Personi i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Rasti po hetohet.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE NË TENTATIVË/Leposaviq 10.04.2023-22:00. Viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës veri , pasi që i njëjti është plagosur me armë zjarri nga person-a ende të paidentifikuar. I njëjti gjendet jashtë rrezikut për jetë, është njoftuar prokurori dhe rast është në procedurë hetimore.

(Kosova Sot Online)