Nis gjykimi ndaj katërshes së UÇK-së, dëgjohen dëshmitarët e parë

  • E.K /
  • 11 April 2023 - 10:11
Nis gjykimi ndaj katërshes së UÇK-së, dëgjohen dëshmitarët e parë

Ka filluar gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në gjykimin e sotëm fillon procesi i paraqitjes së provave nga Zyra e Prokurorisë Speciale, përkatësisht dëgjimi i dëshmitarëve.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Ata po akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me akuza për krime kundër njerëzimit, si përndjekje, burgosje, akte çnjerëzore, torturë, zhdukje dhe vrasje, si dhe me 4 pika për krime lufte si arrestim, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme.

(Kosova Sot Online)