Vuçiq e Bërnabiq të enjten takojnë përfaqësuesit politikë serbë të Kosovës

  • E.K /
  • 11 April 2023 - 11:59
Vuçiq e Bërnabiq të enjten takojnë përfaqësuesit politikë serbë të Kosovës

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviq, ka njoftuar se takimi i radhës i përfaqësuesve politikë të serbëve nga Kosova me presidentin serb dhe të gjithë ministrat në Qeverinë e Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në këtë takim do të marrë pjesë edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ku ata do të diskutojnë “konkluzionet politike që duhet të arrihen”.

“Të shohim se çfarë do të bëjmë dhe si do ta bëjmë në periudhën e ardhshme”.

Petkoviq ka thënë se këto “konkluzione” Vuçiq i kishte edhe pas takimit paraprak me Listën Srpska, por se nuk u pajtua me to.

(Kosova Sot Online)