Arbreshët në Kalabri e presin me këngë e lule Vjosa Osmanin

  • E.K /
  • 11 April 2023 - 13:58
Arbreshët në Kalabri e presin me këngë e lule Vjosa Osmanin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Kalabri të Italisë është pritur me këngë e lule, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani ka publikuar një video, ku dy gra arbëreshe këndojnë duke i uruar mirëseardhje.

“Mirë se ju gjeta, arbëreshë të dashur!”, ka shkruar Osmani mbi videon e publikuar.

Presidenca ka njoftuar se në një ceremoni të veçantë, e cila do të organizohet në komunën e Frasnitës, Presidentes do t’i ndahet çmimi “Gjergj Kastrioti”.

Presidentja do të marrë pjesë në aktivitete të shumta.

(Kosova Sot Online)