Stano: Kosova e Serbia kanë detyrime ndërkombëtare, në të kundërtën do të ketë pasoja

  • E.K /
  • 11 April 2023 - 14:15
Stano: Kosova e Serbia kanë detyrime ndërkombëtare, në të kundërtën do të ketë pasoja

Zёdhёnёsi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se Kosova dhe Serbia kanё detyrime ndёrkombtёtare, duke shtuar se nga të dyja shtetet pritet qё tё implementojnё marrёveshjen në tërësi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Stano ka thënë se nё tё kundёrtёn do ketё pasoja.

“Sigurisht që do të ketë pasoja. Do të ketë pasoja politike, pasoja reputacioni, si dhe pasoja financiare. Dhe kjo thuhet edhe në marrëveshjen e dakorduar, për të cilën janë pajtuar të dyja palët”, ka porositur Stano.

(Kosova Sot Online)