Mjeku i Silvio Berlusconit tregon për gjendjen e ish-kryeministrit italian

  • E.K /
  • 11 April 2023 - 14:24
Mjeku i Silvio Berlusconit tregon për gjendjen e ish-kryeministrit italian

Ish- kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, ndodhet akoma në spital, ku është i shtruar që një javë, për shkak se u diagnostifikua me leucemi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Mediat e huaja raportojnë se Berlusconi ka kaluar natën i qetë.

“Ka një optimizëm të moderuar, por pacienti ende nuk është në gjendje të ngrihet në këmbë ose të ecë. Për herë të parë ai ishte në gjendje të qëndronte ulur”, tha mjeku personal i Cavaliere, profesor Alberto Zangrillo.

(Kosova Sot Online)