Plagosi me thikë 17-vjeçarin, arrestohet 19 vjeçari

  • E.K /
  • 11 April 2023 - 14:52
Plagosi me thikë 17-vjeçarin, arrestohet 19 vjeçari

Një 19-vjeçar është arrestuar, pasi ka plagosur me thikë një 17 vjeçar gjatë një sherri për motive të dobëta në Korçë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Në pranga ka rënë M.B., banues në fshatin Barç.

Kurse, grupi hetimor është duke e hetuar këtë ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Dëmtoi me thikë, një 17-vjeçar, gjatë një konflikti të çastit, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet dhe shoqërohet në Polici, 19-vjeçari, autori i dyshuar. Më datë 11.04.2023, në lagjen nr. 10, Korçë, shtetasi M. B., 19 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë, gjatë një konflikti, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një 17-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Falë ndërhyrjes të shpejtë, shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, të autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit M. B., ndaj të cilit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)