Kurti tregon arsyen pse Kosova e bleu villën për ta shndërruar në ambasadë në Britaninë e Madhe

  • E.K /
  • 11 April 2023 - 15:38
Kurti tregon arsyen pse Kosova e bleu villën për ta shndërruar në ambasadë në Britaninë e Madhe

Kryeministri i Kosovës,  Albin Kurti, ka shkruar pasi Kosova vendosi të blejë një vilë në Mbretërinë e Bashkuar dhe që ta shndrrojë në ambasadë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti ka theksuar se synojnë të forcojnë më shumë lidhjet në mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe.

“I emocionuar të ndaj që ambasada Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar ka një adresë të re dhe së shpejti do të zhvendoset në Hyde Park në një shtëpi që i përkiste komedianit të ndjerë Spike Milligan. Ne jemi të nderuar nga historia kulturore që mban lokacioni dhe synojmë të forcojmë më tej lidhjet tona me Mbretërinë e Bashkuar“, ka shkruar Kurti.

(Kosova Sot Online)