Shembja e ‘Prestige Resort’/ Deputetja e PD: Rast i paprecedent, nuk mundet që Rama të marrë akte bazuar në inat personal

  • E.K /
  • 11 April 2023 - 15:51
Shembja e ‘Prestige Resort’/ Deputetja e PD: Rast i paprecedent, nuk mundet që Rama të marrë akte bazuar në inat personal

Deputetja e PD-së Orjola Pampuri ka reaguar në lidhje me shembjen e Prestige Resort të cilin e ka konsideruar si një rast të paprecedentë, ku theksoi se kryeministri Edi Rama ndërmori akt të bazuar në inat personal.

Pampuri në ‘News24’ tha se nuk do ketë barazi para ligjit, nëse kryeministri ata që nuk i ka miq i dënon.

“Rasti i Prestige ishte një rast i paprecedent, duke treguar që zoti Rama merr vendime personale. Nuk mundet një kryeministër të ndërmarrë akte të bazuara te inatet personale. Nëse në këtë vend s’do të ketë barazi para ligji, s’do ketë shanse në këtë vend. Ai mban disa që i quan miq, dhe të tjerët i dënon dhe cenon”, tha ajo.

Lidhur me shtyrjen e seancës në Kushtetuese ku do të shqyrtohej kërkesa e 28 deputetëve për të shfuqizuar vendimin e qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, Pampuri tha se mund të merret një vendim i njëanshëm pasi u gjetën ‘kleçka’.

“Kemi 3400 qytetarë që janë ndëshkuar me burg për shkak të çatisë që kanë ndërtuar apo se nuk paguajnë dritat. Vendimi sot për të shtyrë seancën nuk ishte i drejtë. Gjykata Kushtetuese duhet të tregojë se është e panashme. Nëse merr një vendim që bie në kundërshtim të kërkesës së PD, se kjo është kërkesë e drejtë, do të jetë vendim i njëanshëm”, përfundoi ajo.

(Kosova Sot Online)