Ziadeh takon Vuçiqin para takimit të Këshillit të Sigurimit

  • A.P /
  • 11 April 2023 - 16:15
Ziadeh takon Vuçiqin para takimit të Këshillit të Sigurimit

Gjatë një sërë takimesh në Beograd, nevoja për t’i kthyer zotimet në veprime praktike në dobi të të gjitha komuniteteve, është theksuar nga Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e UNMIK-ut Caroline Ziadeh, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një komunikatë për media thuhet se Ziadeh u takua me liderët politikë gjatë konsultimeve të saj të rregullta gjatë dy ditëve të fundit, përpara takimit të ardhshëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën.

Tutje thuhet se shefja e UNMIK-ut u takua me presidentin Aleksandar Vuçiq më herët sot për të diskutuar çështjet aktuale, duke përfshirë zhvillimet e fundit në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

(Kosova Sot Online)