Vuçiç: Kosova me gjasë do të mbetet në Serbi gjatë mandatit tim

  • A.P /
  • 11 April 2023 - 21:10
Vuçiç: Kosova me gjasë do të mbetet në Serbi gjatë mandatit tim

Kosova do të qëndrojë në Serbi deri në fund të mandatit të tij, ka theksuar presidenti serb Aleksandar Vuçiç, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

”Kosova me gjasë do të mbetet në Serbi gjatë mandatit tim dhe pas kësaj do të jetë çështje e dikujt tjetër. Mendoj se do të duhet të vuajmë shumë, veçanërisht njerëzit tanë në Kosovë”, ka thënë ai.

Teksa po ashtu ka thënë se se vendi i tij do të zbatojë disa pjesë të propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, por jo të tjera për të cilat specifikon se ua ka thënë edhe politikanëve perëndimor.

”Ua thashë qartë se cilat nuk do t’i pranojmë. Të gjithëve atyre, Emmanuel Macronit, Olaf Scholzit dhe Anthony Blinkenit, në fytyrë. Dhe çfarë mund të thonë ata? Më shohin të vendosur”, deklaron ai.

Megjithatë ai pretendon se lidershipi shqiptar, po tregohet i dobët.

”Propozimi ka një aspekt pozitiv dhe lidershipi i shqiptarëve të Kosovës nuk po i jep shumë peshë. Është se ne jetojmë në paqe pranë njëri-tjetrit”, tha Vuçiç.

(Kosova Sot Online)