Regjistrohen tre lëkundje tërmeti në Shqipëri

  • A.P /
  • 11 April 2023 - 22:13
Regjistrohen tre lëkundje tërmeti në Shqipëri

Tre goditje tërmeti janë regjistruar pak minuta më parë në qarkun e Elbasanit. 

I pari është regjistruar në 15:50:18 në Librazhd 2.6 ballë.

Dy të tjerat në 16:00:07 dhe 16:00:57 në qendër dhe Shushicë të Elbasanit 2.8 dhe 2.5 ballë, sipas informacionit të publikuar nga Instituti i Gjeoshkencave.

Lëkundjet kanë zgjatur pak sekonda dhe fatmirësisht nuk kanë shkaktuar dëme materiale.

(Kosova Sot Online)