Parashikimi i motit për sot në Kosovë

  • E.K /
  • 12 April 2023 - 08:14
Parashikimi i motit për sot në Kosovë

Në Kosovë sot pritet të mbajë mot me diell dhe vransira, njofton Prishtina Weather, raporton “Kosova Sot Online”.

Kurse, pasditë ka mundësi që të bie edhe shi

Ndërsa, edhe nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vransira, por nuk parashikohet që të bie shi.

Njoftimi i plotë:

12.04 – Intervale me diell e vransira. Pasdite me mundësi për reshje lokale shiu.

13.04 – Kryesisht me diell. Pasdite vransira kalimtare.

14.04 – Vransira të ndryshueshme e intervale me diell. Pasdite rrebeshe shiu.

Temperaturat shënojnë rritje graduale. Minimalet luhaten nga 2C deri 7C, e maksimalet shënojnë rritje deri në 19C ditën e enjte.

Fillimisht frynë erëra mesatare dhe mesatarisht të fuqishme nga krahu verior 5-15m/s, e nga dita e enjte ndryshojnë drejtimin në jugore e jugperëndimore.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies graduale edhe nën vlera normale në pjesën e dytë të javës.

(Kosova Sot Online)