Valon Sylën sulmuesit e ndoqën, e sulmuan dhe ikën, ja detajet tjera

  • E.K /
  • 12 April 2023 - 08:47
Valon Sylën sulmuesit e ndoqën, e sulmuan dhe ikën, ja detajet tjera

Gazetari dhe analisti, Valon Syla, është sulmuar dje në orët e vona të mbrëmjes nga tre persona, përcjell “Kosova Sot Online”.

Syla ka pësuar lëndime të lehta në kokë, ku edhe ka marrur trajtim mjekësor.

“Disa islamikë fanatik më kanë sulmuar shpejt e shpejt ka ndodh dhe kanë ik”, ka thënë Syla.

Syla u sulmua nga tre persona, të cilët dyshohet se e kanë përcjellë atë nga një studio televizve, ku ishte i ftuar në debat, deri në lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë.

Sipas dëshmitarëve të pranishëm, në momentin e sulmit kanë qenë tre persona që kanë ikur me shpejtësi.

Ngjarja ka ndodhur në Breg të Diellit.

(Kosova Sot Online)