Treni godet një veturë, vdes vozitsja e automjetit

  • E.K /
  • 12 April 2023 - 09:11
Treni godet një veturë, vdes vozitsja e automjetit

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Serbi, ku një grua ka humbur jetën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një tren me shpejtësi të plotë ka goditur një veturë “Opel” në fshatin Popuçke, Serbi.

Një grua 61-vjeçare nga Valjeva ka humbur në këtë aksident.

Treni duhet ta ketë shtyrë veturën disa qindra metra larg.

Policia ka nisur hetimet rreth aksidentit të tmerrshëm.

(Kosova Sot Online)