Sulmi ndaj Valon Sylës, policia jep detaje në raportin policor

  • E.K /
  • 12 April 2023 - 09:32
Sulmi ndaj Valon Sylës, policia jep detaje në raportin policor

Policia e Kosovës në raportin policor 24 orësh, ka japur detaje për sulmin që ndodhi dje ndaj gazetarit Valon Syla, raporton “Kosova Sot Online”.

Policia thotë se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR, Rr. Ilir Durmishi, Prishtinë 11.04.2023 – 22:29. Viktima mashkull kosovar me profesion gazetar, ka raportuar se tre të dyshuar deri më tani të pa njohur e kanë sulmuar fizikisht me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa vendore. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit. Rasti në procedurë hetimore nga njësitë relevante policore”, thuhet në raport.

Ndryshe, gazetari Valon Syla është sulmuar nga disa persona në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ku ka marrur lëndime në kokë.

Sulmuesit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

“Po… sulmi, dmth… tre islamikë fanatikë më kanë sulmu”, tha Syla.

(Kosova Sot Online)