Një 15 vjeçare sulmohet nga qentë endacak, kjo është gjendja e saj

  • E.K /
  • 12 April 2023 - 10:44
Një 15 vjeçare sulmohet nga qentë endacak, kjo është gjendja e saj

Një 15-vjeçare përderisa ishte duke shkuar në shkollë, është sulmuar nga qentë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nëna e vajzës ka treguar se tani gjendja shëndetësore e vajzës së saj është e mirë pas trajtimit mjekësor që ka marrur.

“Tash për momentin gjendja e saj shëndetësore është e mirë, kemi ardhur këtu në qendër të vaksinimit”.Rasti ka ndodhur te ‘Ambulanta’ pranë shkollës fillore ‘Ismail Qemaili’ në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë.Derisa ajo ka qenë duke ecur, vetëm iu kanë vërsulur qentë duke shkuar në shkollë. Por, një grua e ka dërguar në ‘Ambulantë’ pastaj kanë ardhur edhe policia”, njofton nëna e saj.

(Kosova Sot Online)