Prishtinë: Disa lokale përfshihen nga zjarri

  • E.K /
  • 12 April 2023 - 11:09
 Prishtinë: Disa lokale përfshihen nga zjarri

Në rrugën “Stocholm” në Prishtinë mbrëmë janë përfshirë nga zjarri disa lokale, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në raportin policor thuhet se akoma nuk dihen rrethanat, që ka ardhur deri përfshirja e këtyre lokaleve nga zjarri.

Hetimet janë duke u zhvilluar.

“Rr. Stocholm, Prishtinë 11.04.2023 – 20:00. Raportohet se ne rrethana deri më tani të pa njohura janë përfshirë nga zjarri disa lokale. Njësitë relevante policore, prokurori i shtetit, zjarrfikësit dhe eksperti i zjarrit kanë dalur në vendin e ngjarjes. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.

Fotografia është ilustruese.

(Kosova Sot Online)