Vazhdohet regjistrimi i pronës pa pagesë nga dy bashkëshortët

  • E.K /
  • 12 April 2023 - 12:11
Vazhdohet regjistrimi i pronës pa pagesë nga dy bashkëshortët

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar zgjatjen e masës afirmative për regjistrimin e pronës së paluajtshme të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve pa pagesë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti tha se kjo masë ka ndihmuar në rritjen e përqindjen për pronësinë nga gratë në nivel vendi.

Kurti tha se vitin e kaluar nga kjo masë afirmative kanë përfituar 4375 çifte në nivel vendi, duke bërë regjistrimin pa pagesë pronën në emër të të dy bashkëshortëve.

“Që gratë të gëzojnë të drejtën e pronës të paluajtshme, si e drejtë themelore e njeriut po vazhdojmë masën afirmative të regjistrimit pa pagesë të pronës edhe në emrin e gruas si bashkëpronare. Gjatë vitit 2022 nga kjo masë afirmative kanë përfituar 4375 çifte në nivel vendi, duke regjistruar pa pagesë pronën në emër të të dy bashkëshortëve. Kjo masë afirmative ka ndihmuar në rritjen e qasjes së grave në pronë dhe për herë të parë kemi rritur normën e pronësisë nga gratë në nivel vendi në përqindje prej 19.22”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)