Borrell rezulton pozitiv me COVID-19, tregon se si po ndihet

  • E.K /
  • 12 April 2023 - 12:54
Borrell rezulton pozitiv me COVID-19, tregon se si po ndihet

I dërguari i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka rezultuar pozitiv me COVID-19, shkruan “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka bërë të ditur Borell, ku ka informuar se për këtë arsye duhet të shtyjë një vizitë që ka pasur për në Kinë.

Borell ka shkruar se ndihet mirë dhe nuk simptoma.

”Unë kam rezultuar pozitiv në testin për Covid-19 dhe për këtë arsye për fat të keq do të duhet të shtyj vizitën time në Kinë. Ndihem mirë dhe nuk kam simptoma”, ka shkruar Borrell në Twitter, të mërkurën.

(Kosova Sot Online)