Hajdari paralajmëron zbritje të çmimeve të produkteve bazë, qytetarëve ju është bërë breng çmimet

  • E.K /
  • 12 April 2023 - 14:15
 Hajdari paralajmëron zbritje të çmimeve të produkteve bazë, qytetarëve ju është bërë breng çmimet

Ministrja e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha së çmimit e naftës janë në ulje e sipër, si dhe edhe çmimet e produkteve bazë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo ka kërkuar që sa më shpejtë të miratohen Ligjin për investimet të qëndrueshme dhe Ligjin për parqet industriale.

Hajdari shtoi se çmimet e larta në treg janë bërë shqetësim për qytetarët.

“Ligjin për investimet të qëndrueshme dhe Ligjin për parqet industriale, sa më shpjet që të votohen këto ligje do të kenë ndikime. Çmimet në treg janë breng për qytetarët, dua të ndaj një lajm të mirë me ju se çmimet e naftës janë në ulje e sipër dhe pres që të tjerat çmime dhe të produkteve bazë të ulen”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)