Borrell shtyen një vizitë të rëndësishme, kjo është arsyeja

  • A.P /
  • 12 April 2023 - 14:14
Borrell shtyen një vizitë të rëndësishme, kjo është arsyeja

I dërguari i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka rezultuar pozitiv me COVID-19, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për këtë ai e ka shtyrë vizitën e tij për në Kinë.

"Unë kam rezultuar pozitiv në testin për Covid-19 dhe për këtë arsye për fat të keq do të duhet të shtyj vizitën time në Kinë. Ndihem mirë dhe nuk kam simptoma”, ka shkruar Borrell, të mërkurën.

Borrell merr pjesë edhe në takimet e nivelit të lartë në mes Kosovës dhe Serbisë.


(Kosova Sot Online)