Meta takohet me Escobarin: Angazhimi i SHBA-së në procesin e negociatave Kosovë -Serbi granton sukses

  • E.K /
  • 12 April 2023 - 15:07
Meta takohet me Escobarin: Angazhimi i SHBA-së në procesin e negociatave Kosovë -Serbi granton sukses

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, transmeton “Kosova Sot Online”.

Meta dhe Escobar në këtë takim kanë folur edhe për procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

“Vlerësova se angazhimi i SHBA-së në procesin e negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësor dhe garanton përfundimin e suksesshëm të dialogut mes dy vendeve”, shkroi Meta në Twitter.

(Kosova Sot Online)