Me 14 vite burgim dënohen dy të akuzuar për dhu*nim

  • A.P /
  • 12 April 2023 - 16:29
Me 14 vite burgim dënohen dy të akuzuar për dhu*nim

Për shkak të veprës penale Dhunimi, Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve A.O dhe D.RR, me 14 vite burgim së bashku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjykata njofton se i akuzuari A.O është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 8 vitesh, i cili dënim do të ekzekutohet 15 ditë nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

I akuzuari D.RR është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 6 vitesh, i cili dënim do të ekzekutohet 15 ditë nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

“Të pandehurve A.O dhe D.RR iu vazhdohet masa e paraburgimit  nga data 12.04.2023 e deri sa ky aktgjykimi të merr formë të prerë, por jo më gjatë se koha e dënimit me burgim të shqiptuar në aktgjykim, ndërsa iu llogaritet masa e paraburgimit në dënimet e shqiptuara.

Të pandehurit A.O dhe D.RR obligohen që t’i paguajnë të gjitha shpenzimet e procedurës penale, në emër të paushallit gjyqësor shumën prej njëqind (100) euro secili veç e veç, kurse në emër të kompensimit të viktimave të krimit shumën prej pesëdhjetë (50) euro secili veç e veç, në emër të ekspertizës së Institutit të Psikiatrisë Forenzike shumën prej katërqind e pesëdhjetë (450)  euro në mënyrë solidare, të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, njofton gjykata.

E dëmtuara udhëzohet që kërkesën pasurore juridike ta paraqesin në kontest të rregullt juridiko-civil.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate.

(Kosova Sot Online)