Disa vetura përfshihen në një aksident në këtë vend të Kosovës

  • A.P /
  • 12 April 2023 - 18:03
Disa vetura përfshihen në një aksident në këtë vend të Kosovës

Sot rreth orës 15:20 në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafku mes nëntë veturave, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Sipas Ahmetit, tri prej veturave të përfshira në aksident kanë qenë në lëvizje, e gjashtë të parkuara.

“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, 9 automjete ( tri kanë qenë në lëvizje dhe gjashtë të parkuara).  Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 2 persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

(Kosova Sot Online)