Zbardhen detaje nga pl'agosja: 'Molla' e sherrit një vajzë

  • A.P /
  • 12 April 2023 - 19:14
Zbardhen detaje nga pl'agosja: 'Molla' e sherrit një vajzë

Detaje të reja kanë dalë nga plagosja me thikë në Pogradec ditën e sotme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Mësohet se 'molla' e sherrit mes dy të rinjëve është motra e njërit prej tyre. 19-vjeçari ka kapur motrën e tij duke folur me 18-vjeçarin me iniciale R.P, në rrjetet sociale.

Por gjatë ditës së sotme, Hoxha ka shkuar në gjimnazin e tyre për të sqaruar muhabetin. Në këto momente një shok i 18-vjeçarit ka goditur Hoxhën në kokë. Më pas Hoxha ka nxjerr thikën që ka qëlluar dy herë 18-vjeçarin. Ndërkohë që i plagosuri është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës për të marrë mjekim të specializuar.

(Kosova Sot Online)