Ptesidentja Osmani vijon vizitën në Itali

  • A.P /
  • 12 April 2023 - 20:10
Ptesidentja Osmani vijon vizitën në Itali

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot me kryetaren e Provincës së Kozencës, Rosaria Succurro, me të cilën bisedoi për raportet ekonomike, politike e kulturore mes komunave të ndryshme të Kosovës dhe Kozencës.

Osmani theksoi se është shumë e rëndësishme që të krijohen mundësi të reja të bashkëpunimit mes bizneseve tona, institucioneve kulturore dhe operatorëve turistikë.

“Digjitalizimi i dorëshkrimeve letrare shqipe të shekullit XIX është pasuri e cila duhet t’u ofrohet studiuesve dhe gjeneratave të reja”, tha Presidentja Osmani.

Osmani, zhvilloi një takim edhe me kryetarët e komunave arbëreshe të Provincës së Kozencës teksa i falënderoi ata për përkushtimin e pashoq për kultivimin e gjuhës, kulturës dhe traditave arbëreshe, si pjesë e të rëndësishme e kulturës dhe identitetit shqiptar.

(Kosova Sot Online)