Publikohen emrat e tre personave që e su'lmuan Valon Sylën

  • A.P /
  • 12 April 2023 - 21:50
Publikohen emrat e tre personave që e su'lmuan Valon Sylën

Për sulm kundër gazetarit Valon Syla, tre persona, të rinj janë arrestuar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Raportohet se ata janë Lum Dervishi, Kenan Hasani dhe Okan Hasani.

Ministri Xhelal Sveçla njoftoi pak minuta më parë se se tre të dyshuarit për sulmin fizik ndaj gazetari Syla, janë arrestuar sot.

“Pas një pune intensive të Policisë së Kosovës, tashmë janë arrestuar tre sulmuesit e gazetarit Valon Syla. Përgëzoj Policinë e Kosovës për përkushtimin dhe profesionalizmin që garanton siguri për të gjithë si dhe sundim të rendit dhe ligjit”, ka shkruar i pari i MPB-së në Facebook.

Analisti dhe gazetari Syla është sulmuar dje nga tre persona në lokalin “Image” në Prishtinë.

Sulmi i tij kishte ndodhur pasi kishte mbaruar debati në Pressing të T7. Syla tha sonte se sulmi ndaj tij ka qenë i planifikuar dhe i mirë-menduar.

Për aktin brutal ndaj Sylës ka reaguar Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi i Kosovës. Reagime të ashpra ka pasur edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës bashkë me organizatat dhe misionet ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë.


(Kosova Sot Online)