Ky është parashikimi i motit për ditët në vijim

  • A.P /
  • 12 April 2023 - 23:00
Ky është parashikimi i motit për ditët në vijim

Në vendin tonë,ditën e enjte do të mbretërojë mot kryesisht me diell, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Të premten po priten të reshura kalimtare shiu dhe rënie e temperaturave.

Riga lokale shiu po  parashihen për ditën e shtunë, e nga e diela përkeqësim i motit me të reshura shiu kohëpaskohe që vazhdojnë edhe në fillim të javës vijuese.

Cilësia e ajrit do të jetë kryesisht me indeks në vlera të pranueshme dhe të mira.  Orëve të mbrëmjes në kushte qetësie ndotësit ajror mund të shënojnë rritje të koncentrimeve e vlerat e çastit të kalojnë në të dobëta apo pashëndetshme.

13.04 – Ngrohtë e intervale më të gjata me diell.  Pasdite do të ketë edhe vranësira kalimtare.

14.04 – Rrebeshe shiu përfshinë vendin orëve të mëngjesit dhe mesditës.  Pasdite me kthjellime e erë.

15.04 – Vranësira e intervale me diell.  Pasdite mundësi për riga lokale shiu.

16.04 – Vranësira të ndryshueshme e intervale me diell.  Pasdite më vonë priten edhe rrebeshe shiu, me ndonjë bubullimë.

17.04 – Kryesisht me vranësira e kohëpaskohe me reshje shiu, që pasdite mund të shoqërohen edhe me bubullima.

Temperaturat pas të enjtes pësojnë rënie të lehtë përreth vlerave mesatare.  Minimalet luhaten ndërmjet 2C e 7C, ndërsa maksimalet nga 19C, të enjte, zbresin në 14C e 15C ditëve të fundjavës.

Erërat frynë mesatare dhe të fuqishme 5-15m/s, nga krahu jugor, ditën e premtë me hove edhe deri në 18m/s.  Nga dita e diel ndryshojnë drejtimin në verilindore.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies graduale edhe nën vlera normale në pjesën e dytë të javës.


(Kosova Sot Online)