Presidenti serb sot në Rashkë, takon serbët nga Kosova

  • E.K /
  • 13 April 2023 - 08:01
Presidenti serb sot në Rashkë, takon serbët nga Kosova

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot do të takohet me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ky takim do të mbahet në ora 12:00, në Qendrën e Kulturës Gradac në Rashkë.

Siç njofton Zyra për Bashkëpunim me Media e Vuçiq, në takim do të marrin pjesë kryeministrja Ana Brnabiq dhe anëtarë të Qeverisë së Serbisë.

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë se përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova do të kenë takim me presidentin, kryeministrin dhe ministrat “do ta përcjellin qartë se si jetojnë serbët në Kosovë”.

(Kosova Sot Online)