Kështu do të jetë moti sot në Kosovë

  • E.K /
  • 13 April 2023 - 08:10
Kështu do të jetë moti sot në Kosovë

Sot moti në Kosovë pritet të mbajë i ngrohtë dhe me intervale të gjata me diell, njofton “Kosova Sot Online”.

Pasdite do të ketë edhe vransira kalimtare.

Kurse, nesër pritet të mbajë mot tjetër, ku do do të ketë rreshje shiu dhe erë.

Njoftimi i plotë:

13.04 – Ngrohtë e intervale më të gjata me diell. Pasdite do të ketë edhe vransira kalimtare.

14.04 – Rrebeshe shiu përfshinë vendin orëve të mëngjesit dhe mesditës. Pasdite me kthjellime e erë.

15.04 – Vransira e intervale me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.

16.04 – Vransira të ndryshueshme e intervale me diell. Pasdite më vonë priten edhe rrebeshe shiu, me ndonjë bubullimë.

17.04 – Kryesisht me vransira e kohëpaskohe me reshje shiu, që pasdite mund të shoqërohen edhe me bubullima.

Temperaturat pas të enjtes pësojnë rënie të lehtë përreth vlerave mesatare. Minimalet luhaten ndërmjet 2C e 7C, ndërsa maksimalet nga 19C, të enjte, zbresin në 14C e 15C ditëve të fundjavës.

Erërat frynë mesatare dhe të fuqishme 5-15m/s, nga krahu jugor, ditën e premtë me hove edhe deri në 18m/s. Nga dita e diel ndryshojnë drejtimin në verilindore.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies graduale edhe nën vlera normale në pjesën e dytë të javës.

(Kosova Sot Online)