Prishtinë: AUV gjen produkte me afat të skaduar në një market

  • E.K /
  • 13 April 2023 - 08:22
Prishtinë: AUV gjen produkte me afat të skaduar në një market

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka inspektuar një market në Prishtinë, pas raportimeve se në këtë market ishin duke u shitur produkte me afat të skaduar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Produktet janë asgjësuar, ndërsa ndaj operatorit ekonomik është inicuar procedurë në Gjykatë.

“Nje orë pas raportimit se në një market në Prishtinë, ishin duke u shitur produkte me afat të skaduar. AUV dergon ekipin inspetues”, njofton AUV.

(Kosova Sot Online)