Arrestohen shtatë të mitur, dyshohet se ia vunë zjarrin një shkolle në Lipjan

  • E.K /
  • 13 April 2023 - 08:26
Arrestohen shtatë të mitur, dyshohet se ia vunë zjarrin një shkolle në Lipjan

Shtatë të mitur janë arrestuar, pasi dyshohet se të martën kanë vjedhur dhe ia kanë vënë zjarrin një shkolle në Magure të Lipjanit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Polica po vazhdon punën në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)