Një person gjendet i vdekur brenda objektit të Komunës së Prishtinës

  • E.K /
  • 13 April 2023 - 09:01
Një person gjendet i vdekur brenda objektit të Komunës së Prishtinës

Një person është gjetur i vdekur dje në objektin e Komunës së Prishtinës, raporton “Kosova Sot Online”.

“Dje në orën 09:30 në rrugën Ilir Konushevci, raportohet se në objektin e Komunës së Prishtinës, është gjetur pa shenja jetë viktima mashkull kosovar”, thuhet në raporton e policisë

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

(Kosova Sot Online)