Burri në Obiliq raporton se u ngacmua seksualisht nga një mashkull, thotë se pranoi mesazhe erotike

  • E.K /
  • 13 April 2023 - 09:17
Burri në Obiliq raporton se u ngacmua seksualisht nga një mashkull, thotë se pranoi mesazhe erotike

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë në Obiliq ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar, raporton “Kosova Sot Online”.

Viktima ka rapotuar se i dyshuari i ka shkruar mesazhe erotike në rrjete sociale.

Lidhur me këtë rast nuk ka të arrestuar, kurse rasti lidhur me këtë ngjarje është duke hetuar.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar e ka ngacmuar seksualisht dhe përmes rrjeteve sociale i ka shkruar mesazhe me përmbajtje erotike. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)