Prizren: Dhunohet një e mitur në hotel, arrestohet i dyshuari

  • E.K /
  • 13 April 2023 - 09:32
Prizren: Dhunohet një e mitur në hotel, arrestohet i dyshuari

Policia ka njoftuar se një e mitur dyshohet se është dhunuar në një hotel në Prizren, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia raporton se personi i cili dyshohet të ketë kryer veprën penale është arrestuar.

E mitura me vendim të prokurorit është dërguar në ekzaminim gjinekologjik.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se në një hotel ka dhunuar viktimën femër kosovare e mitur”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)