Bërnabiq falënderon ministrin spanjoll për mosnjohjen e pavarësisë Kosovë

  • E.K /
  • 13 April 2023 - 09:50
Bërnabiq falënderon ministrin spanjoll për mosnjohjen e pavarësisë Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka falënderuar ministrin spanjoll, Jose Manuel Albares, për qëndrimin “parimor për respektimin e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë”, duke e “informuar” për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe faktin se “pala tjetër nuk po i përmbush detyrimet e saj nga Marrëveshja e Brukselit”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kryeministrja serbe ka pretenduar se në Kosovë “ka sulme dhe ngacmime të pakicës serbe dhe përdhosje e trashëgimisë kulturore”

“Bashkëbiseduesit u pajtuan se marrëdhëniet politike të dy vendeve janë të shkëlqyera, se ato bazohen në themele solide dhe se përfaqësojnë një mbështetje të fortë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha të tjera, me fokus të veçantë në ekonomi dhe tregti”, shtohet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)