Petkoviq i raporton ambasadorit rus për dialogun Kosovë-Serbi

  • E.K /
  • 13 April 2023 - 10:32
Petkoviq i raporton ambasadorit rus për dialogun Kosovë-Serbi

Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, i ka treguar ambasadorit të Federatës Ruse në Beograd, Aleksandar Botsan Kharchenko, për raundin e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, përcjell “Kosova Sot Online”.

Siç thuhet në njoftim, ai ka thënë se pala serbe gjatë bisedimeve në Bruksel ka “treguar konstruktivitet dhe respekt për të gjitha obligimet e dakorduara”, me vija të kuqe të përcaktuara qartë.

“Për herë të parë në kuadër të këtyre bisedimeve është folur për veprime konkrete në zbatimin dhe formimin e Asociacionit dhe për tekstin e Deklaratës për të Pagjeturit, i cili do të miratohet në nivel të lartë”, ka pretenduar Petkoviq.

(Kosova Sot Online)