Vuçiq u flet serbëve në Rashkë kinse dikush do t’i dëbojë nga Kosova

  • E.K /
  • 13 April 2023 - 15:33
Vuçiq u flet serbëve në Rashkë kinse dikush do t’i dëbojë nga Kosova

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit të sotëm me serbët e Kosovës në Rashkë pretendoi se do të ndalojë “dëbimin e tyre” nga Kosova, përcjell “Kosova Sot Online”.

“E di edhe atë që kam premtuar në takimin e fundit në Rashkë. Por e di gjithashtu që sot, pas disa muajsh, sado të më shash, e di që ka qenë një vendim i përgjegjshëm. Ne duhet të presim, ne po ndërtojmë Serbinë dhe nëse ata bëjnë atë që folëm herën e kaluar dhe nëse kanë një qëllim të qartë për t’ju dëbuar, po jap fjalën time për këtë, do të jetë kështu, ne nuk do të lejojmë dhe nuk do të ndodhë”.

Ai pretendoi se e ka në synim paqen dhe se nuk nxiton që të ketë konflikte.

“Ua them me përgjegjësi të plotë sepse nuk ngutem dhe nuk nxitoj në konflikte për hir të duartrokitjeve, përkundrazi”.

“Nëse ata sulmojnë popullin tonë, ata nuk do të mund të lëvizin dhe të ndalojnë, të tërhiqen. Të gjithë duhet ta dinë këtë. Nuk jam as Millosheviq, as Tadiq, as Koshtunica. Këtë duhet ta dinë të gjithë”, deklaroi Vuçiq, që prapë u duartrokit.

(Kosova Sot Online)