Detaje për gjendjen shëndetësore të Jakup Krasniqit

  • A.P /
  • 13 April 2023 - 16:04
Detaje për gjendjen shëndetësore të Jakup Krasniqit

Avokatja e Jakup Krasniqit njoftoi se klienti i tij në seancën e sotme nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

 Angela Griep, zëdhënëse në Dhomat e Specializuara të Kosovës, tha se për arsye të privatësisë nuk mund të flasë në lidhje me gjendjen shëndetësore të Krasniqit, por se mbrojtja e tij ka bërë të ditur se ai do të jetë pjesëmarrës në seancën e pasditës.

Gjithashtu, ajo tha se të akuzuarit marrin kujdesin shëndetësor siç është në dispozicion në Holandë.

“Për arsye të privatësisë, ne nuk mund të japim informacion në lidhje me gjendjen shëndetësore të individit të akuzuar. Mirëpo, ju njoftojmë se avokati i z. Krasniqi e njoftoi gjykatën në seancë të hapur se z. Krasniqi ishte mirë dhe do të merrte pjesë në seancën e pasdites. Në përgjithësi, të gjithë të akuzuarit në paraburgim të KSC-së marrin të paktën të njëjtat standarde të kujdesit shëndetësor siç janë në dispozicion në Holandë”, thuhet në përgjigjen e Griep.

Edhe vajza e Krasniqit, Gresa, ka deklaruar për media se nuk është diçka shqetësuese në shëndetin e të atit, thjeshtë “grip i zakonshëm”.

(Kosova Sot Online)