Vuçiq me kërkesë për formimin urgjent të Asociacionit të Komunave Serbe

  • A.P /
  • 13 April 2023 - 16:29
Vuçiq me kërkesë  për formimin urgjent të Asociacionit të Komunave Serbe

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq gjatë takimi me serbët e Veriut në Rashkë ka kërkuar reagim urgjent nga BE-ja dhe autoritetet dhe institucionet e tjera në botë që ta ndalin, sipas tij, menjëherë shkeljen e marrëveshjes nga ana e Kosovës, për targa dhe të mundësojnë lëvizjen e papenguar të automjeteve me targa legale Serbia.

Sipas tij, nëse Kosova e refuzon këtë zgjidhje, pala serbe do të kundërpërgjigjet me “masa të forta dhe adekuate politike për të mbrojtur rendin kushtetues”, 

Një kërkesë tjetër e tij është ajo për “formimin e pakushtëzuar dhe urgjent të Asociacionit të Komunave Serbe, si parakusht për hapat e mëtejshëm në dialog dhe kthimin e serbëve në institucione”.

“Institucionet e përkohshme janë të obliguara të formojnë Asociacionin ekskluzivisht sipas katër marrëveshjeve të arritura deri më tani në Bruksel dhe të cilat janë pjesë e planit zbatues që është pranuar në Ohër”, tha Vuçiq.

Pika e tretë  e Vuçiq është kërkesa që  “forcat policore shqiptare  të vendosura ilegalisht në veri të Kosovës të tërhiqen”.

Kërkesa e katërt e Vuçiq është për zgjedhjet.

Ai ka thënë se “shteti i Serbisë nuk mori pjesë në vendimin për të mos marrë pjesë në zgjedhje, por Serbia nuk do ta lërë në baltë popullin e saj dhe nuk do të dalë kundër Listës Serbe, e cila vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhje”.

“Nga sot do të paralajmërojmë të gjithë ata që janë pro mbajtjes së këtyre zgjedhjeve false se janë shembulli më i keq i zgjedhjeve të paligjshme. Do të kërkojmë që zgjedhjet të mbahen pas formimit të ZSO-së”, tha Vuçiq.

Pika e pestë ka thënë ai është që “shteti i Serbisë do të bëjë gjithçka për të siguruar një jetë më të mirë për serbët në Kosovë”.

“Ky është propozimi ynë, nëse jeni dakord që të jetë kështu”, përfundoi Vuçiq për çka u duartroki nga të pranishmit.


(Kosova Sot Online)