Pasi plagosi një serb 30 ditë paraburgim për policin e Kosovës

  • A.P /
  • 13 April 2023 - 19:17
Pasi plagosi një serb 30 ditë paraburgim për policin e Kosovës

Për katër policët e arrestuar pardje lidhur me dyshimin e plagosjes së një qytetari serb në veri të Kosovës, ka vendosur sot Gjykata Themelore në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mësohet se të dyshuarit kryesor në këtë rast i është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh, kurse të tre të tjerëve masa e arrestit shtëpiak.

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës, më 11 prill i kanë intervistuar katër zyrtarët policorë të cilët dyshohet se u përfshin një natë më herët në një incident në Leposaviq, ku mbeti i plagosur një qytetar i nacionalitetit serb.

IPK, me rekomandim të prokurorit, pati vendosur për arrestimin e tyre dhe caktimin e masës prej 48 orësh.

Demokracia.com nga burime brenda Policisë së Kosovës ka mësuar se zyrtarët policorë F.M, K.P, S.U dhe M.M janë pjesëtarë të Njësisë Speciale Operative.

Ata paraprakisht ishin suspenduar nga Policia e Kosovës. 


(Kosova Sot Online)