Dy shtetet e njohura islame i rivendosin marrëdhëniet

  • A.P /
  • 13 April 2023 - 20:10
Dy shtetet e njohura islame i rivendosin marrëdhëniet

Katari dhe Bahreini zgjidhin një mosmarrëveshje shumëvjeçare dhe rivendosin marrëdhëniet diplomatike.

Delegacionet nga të dy vendet u takuan të mërkurën në selinë e Sekretariatit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) në kryeqytetin saudit Riad, njoftuan ministritë e jashtme të vendeve në deklarata të veçanta.

Të dyja palët u takuan për të “forcuar unitetin e Gjirit dhe integrimin sipas Kartës së GCC”, tha në një deklaratë Ministria e Punëve të Jashtme të Katarit.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit, Ahmed bin Hassan al-Hammadi u takua me nënsekretarin për çështjet politike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bahreinit, Sheikh Abdullah bin Ahmed Al Khalifa, për të diskutuar zgjidhjen e mosmarrëveshjes që ka vazhduar që nga viti 2017.

(Kosova Sot Online)