Escobar: Nuk mund të flas për një çështje të hapur penale si rasti 'McGonigal'

  • A.P /
  • 13 April 2023 - 23:00
Escobar: Nuk mund të flas për një çështje të hapur penale si rasti 'McGonigal'

Për çështjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, zëvendës Ndihmës Sekretari e SHBA-ve për Çështjet Europiane Gabriel Escobar, nuk ka pranuar të flasë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Duke iu referuar përmendjes së kryeministrit shqiptar në hetim, Escobar tha se marrëdhënia e SHBA është me popullin dhe institucionet, jo individët.

“Nuk mund të flas për një çështje të hapur penale. Marrëdhënia e SHBA është me popullin, me institucionet, jo me një parti, me një individ. Marrëdhënia me Shqipërinë më e mira që kemi pasur ndonjëherë”, tha Escobar.

(Kosova Sot Online)