Abazoviq thotë se Serbia duhet ta njohë Kosovën sa më parë

  • E.K /
  • 14 April 2023 - 08:17
Abazoviq thotë se Serbia duhet ta njohë Kosovën sa më parë

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se Serbia sa më parë duhet që të njohë Kosovën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Abazoviq, për marrëveshjen e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë, tha se marrëveshja ka implikime të mira për të gjithë rajonin.

Abazoviq tha se do të ishte mirë që të arrihet marrëveshja përfundimtare.

“Unë e përsëris mendimin tim dhe të qeverisë, por sidomos mendimin tim personal, se arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë ka një implikim jashtëzakonisht të mirë për të gjithë në rajon. E kuptoj se kjo është çështje mes dy shtetesh, dhe ne nuk kemi ambicie për të hyrë aty dhe të përzihemi, dhe as nuk na takon. Vetëm si dikush që është me të vërtet mik, vëlla, kush ia don të mirën, mendoj se do të kishte qenë shumë mirë për t’u arritur marrëveshja përfundimtare. Do të kishte qenë boost i madh për të gjithë”, tha Abazoviq.

(Kosova Sot Online)