Vuçiq sot takohet me Dodikun, do të diskutojnë për Kosovën

  • E.K /
  • 14 April 2023 - 09:12
Vuçiq sot takohet me Dodikun, do të diskutojnë për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot në Beograd do të takohet me liderin e enklavës serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, të quajtur Republika Serbe, Millorad Dodik, përcjell “Kosova Sot Online”.

Dodik ka treguar se me Vuçiqin do të diskutojë për situatën politike në Republikën Serbe dhe Bosnjë e Hercegovinë, si dhe për “problemet e serbëve në Kosovë”.

“Me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd do të diskutoj për situatën politike në Republikën Serbe dhe Bosnjë e Hercegovinë, si dhe për “problemet e serbëve në Kosovë dhe Metohi”. Sigurisht që do të analizojmë edhe zbatimin e projekteve të përbashkëta në Republikën Serbe”, ka pretenduar Dodik në profilin e tij në Twitter.

(Kosova Sot Online)